Familja e Cimës dalin me njoftim rreth të pames për aktorin

27 mars 2021 | 18:45

Familja e aktorit Rasim Thaçi-Cima, ka njoftuar se përshkak të rrezikut nga pandemia kanë vendosur që të mos mbajnë të pamet në shtëpi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të aktorit në Facebook, familja e aktorit të ndjerë njoftojnë poashtu se homazhet tek Teatri Kombëtar vazhdojnë deri të hënën.

“Te nderuar miq, Me qenë se sot në homazhet e organizuara tek Teatri Kombëtar (nga Kryeministri dhe Ministria e Kulturës ) – kishte pjesmarrje masive – dhe edhe pjesmarrje edhe më masive në varrimin e Rasim Thaqit CIMËS – dhe, pas parasysh rreziqet nga pandemia e Covid19 – kemi vendos qe të mos mbajmë tē pame më tutje në shtëpi.Në anën tjeter, homazhet e organizuara nga Ministria e Kultures, përfshirë Librin e Zise tek Teatri Kombëtarë i Kosovës, vazhdojnë deri të Hënën. Me respekt familja e Rasim Thaqit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajriz Paci shpall te pavlevshem indeksin e kolexhit Biznesi me…