Shqipe Mehmeti-Selimi: UÇK një herë, UÇK gjithmonë!

05 nëntor 2026 | 15:27

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka reaguar në gjashtëvjetorin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Duke shpërndarë një pjesë të fjalimit të Rexhep Selimit në Hagë, në të cilin ai ka thënë se është krenar që i ka dalë zot lirisë, Mehmeti-Selimi është shprehur se UÇK-ja do të jetë përgjithmonë.

Postimi i plotë:

UÇK n’Kosovë!
UÇK n’Hagë!

UÇK një herë,

UÇK gjithmonë!

“Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë.”

Rexhep Selimi

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në gjashtëvjetorin e arrestimit dhe transferimit në Hagë liderëve të…