Familja e dëshmorit Xhavit Sylaj bëhet me banesë

17 shtator 2019 | 10:14

Familjes së dëshmorit Xhavit Sylaj sot iu është dhuruar një banesë.

Këtë e ka bërë me dije se kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se komuna do të ndajë edhe në vazhdim banesa të tjera, derisa të zgjidhet plotësisht çështja e banimit për familjet e dëshmorëve.

Shkrimi i plotë i tij:

Familjes së dëshmorit Xhavit Sylaj, sot iu nda një banesë.

Bashkëshortja dhe djali i tij Jahiri, sot kanë pranuar çelsat e banesës.

Komuna do të ndaj edhe në vazhdim banesa të tjera, derisa të zgjidhet plotësisht çështja e banimit për familjet e dëshmorëve.

Kujdesi nga institucionet do të vazhdoj, si obligim dhe respekt ndaj atyre që dhanë për lirinë e e vendit.

Bali Muharremaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, përmes një fotografie…