Familja e Ronaldos nis pushimet, Georgina poston fotot nga avioni luksoz

16 qershor 2022 | 12:21

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një ndër çiftet më të dashura dhe më të komentuara nga publiku. Ata përveçse janë mjaft të suksesshëm në karrierën e tyre, gjithashtu janë edhe shumë të dhënë pas familjes që kanë krijuar së bashku.

Një gjë e tillë vihet re nga postimet e shumta që çifti i famshëm bën në rrjetet sociale. Pas humbjes së fëmijës së tyre disa kohë më parë, familja e yllit të futbollit se bashku me vajzën e sapolindur kanë nisur pushimet e tyre.

Ka qenë bukuroshja brune ajo që ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi nga avioni privat para udhëtimit. Në imazhet në fjalë duket e gjithë familja prej 7 anëtarësh, dhe modelja seksi që mban vajzën e vogël në krahë.

Nga ana tjetër, vetë futbollisti shumë i pëlqyer nga publiku, ka publikuar një fotografi ku shfaqet e gjithë familja rreth një tavoline.

“Pushime me dashuri”, ka shkruar Ronaldo bashkëngjitur që ka marrë miliona pëlqime, duke mos treguar destinacionin që kanë zgjedhur për të kaluar kohën familjarisht.

Familja e Ronaldos nis pushimet, Georgina poston fotot nga avioni luksozFamilja e Ronaldos nis pushimet, Georgina poston fotot nga avioni luksozFamilja e Ronaldos nis pushimet, Georgina poston fotot nga avioni luksoz

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…