17 raste të reja me Covid

16 qershor 2022 | 12:21

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 204 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 74.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.509 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu, deri më sot janë dhënë 103.047 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premier Liga 2022-2023 merr formë zyrtarisht me kalendarin e sezonit…