Familja falënderon të gjithë ata që ndanë dhimbjen për humbjen e të birit, Blerim Jashar Salihu

20 qershor 2026 | 09:57

Isni Salihu ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të familjes Salihu për të gjithë qytetarët që u gjendën pranë tyre pas ndarjes tragjike nga jeta të Blerim Jashar Salihut.

Në një mesazh falënderimi publik, familja thekson se mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet kanë ardhur për të ndarë dhimbjen me ta, ndërsa falënderon të gjithë ata që, qoftë me praninë fizike, telefonatat, mesazhet në rrjetet sociale, telegramet apo forma të tjera të mbështetjes, ua lehtësuan sadopak dhimbjen në këto momente të rënda.

“Ua kthefshim në gëzime”, thuhet në falendërimin e familjes drejtuar të gjithë atyre që shprehën ngushëllimet.

Një falënderim i veçantë u është adresuar edhe banorëve të fshatit Botushë për pritjen dhe përcjelljen me respekt të të gjithë pjesëmarrësve në ditën e varrimit dhe gjatë ceremonive të ngushëllimit.

Postimi i plotë i tij:

Falënderim

Me rastin e ndarjes tragjike nga
jeta të birit tonë Blerim Jashar
Salihu, mijëra shqiptarë nga të
katër anët e trojeve tona kanë
ardhur të ndajnë dhembjen me
ne.
Shprehim mirënjohje të thellë
për të gjithë ata të cilët qoftë me
praninë fizike, qoftë përmes telefonatave, rrjeteve sociale, telegrameve apo formave
të ndryshme na e lehtësuan dhembjen
në këto momente tepër të rënda për ne.
Në këtë falënderim publik kemi
vetëm një uratë:Ua kthefshim
në gëzime.
Një falënderim të veçantë për të
gjithë banorët e fshatit Botushë
që pritën dhe përcollën me respektin
më të madhë të gjithë ata që erdhën
në ditën e varrimit dhe gjatë
ceremonisë së ngushllimeve.
Qofshi përjetësisht të nderuar.

Familja Salihu
Botushë 20 Qershor 2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musa Sabedini - Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam…