Familja Ferati sot pret vizita ngushëllimi, ndërsa të martën varroset Triumfi

25 mars 2024 | 08:23

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar për vdekjen e vëllait të tij, Triumfit.

Ferati në një postim në Facebook ka njoftuar se sot do të presin vizita ngushëllimi, ndërsa me datën 26 mars do të bëhet varrimi i të ndjerit.

“Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc. Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, ka shkruar kryetari i Istogut.

Triumf Ferati ka ndërruar jetë ditën e diel. Ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Për rastin ka raportuar edhe Policia e Kosovës, e cila konfirmon se viktima është gjetur në varrezat e fshatit Gurrakoc rreth orës 16:00.

Për vdekjen e Triumfit kanë reaguar edhe krerët e shtetit, të cilët e kanë ngushëlluar familjen Ferati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27…