Familjes së Rifat Zenelit i dorëzohet urdhri “Heroi i Kosovës”

17 shtator 2019 | 16:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se familjes Zeneli nga Mitrovica ia ka dorëzuar urdhrin “Heroi i Kosovës” për luftëtarin Rifat Zeneli.

Thaçi ka thënë se Rifati ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të UÇK-së në Shalë të Bajgorës.

“Familjes Zeneli nga Mitrovica ia dorëzova urdhrin ‘Heroi i Kosovës’ për luftëtarin Rifat Zeneli. Rifati ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të UÇK-së në Shalë të Bajgorës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “San Paolo” nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja…