Familjet e prekura nga vërshimet ndihmohen nga Komuna e Mitrovicës me nga 2 500 euro

06 korrik 2023 | 17:10

Të enjten janë ekzekutuar mjetet financiare për familjet e prekura nga vërshimet në Mitrovicë.

Komuna e Mitrovicës ka ndarë nga 2500 euro për 186 familjet e prekura nga vërshimet, gjithsej 465 mijë euro.

Njoftimi i plotë i Komunës së Mitrovicës:

Të nderuar qytetarë,

Bazuar në propozimin e kryetarit Bedri Hamza dhe vendimin e asamblesë komunale për ndarjen e 2500€ për ekonomitë familjare  që kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të janarit në komunën e Mitrovicës, pas pranimit të listës nga komisioni sot është bërë ekzekutimi i mjeteve financiare në llogaritë bankare të përfitueseve.

186 familje kanë përfituar nga buxheti komunal, në vlerë totale 465,000.00 euro.

Si qeverisje komunale zotohemi që do të vazhdojmë të përkujdesemi për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontributet pensionale për afër 14 vjet punë, Myzahete Gashi nuk…