Fati Vejseli, një mundës i mrekullueshëm

03 shkurt 2023 | 23:07

Kudo që shqiptarët tanë triumfojnë në sporte të ndryshme ne ndihemi krenar.

Bëhet fjalë për mundësin e suksesshëm nga Maqedonia e Veriut, shqiptarin Fati Vejseli.

Në kampionatin botëror të mundjes që u mbajt në Sllovaki ai u radhit në top 5-shën e parë, në mesin e mundësve më të suksesshëm pjesëmarrës.

Suksesi për të nuk u ndal aty, ai në kampionatet europiane që u mbajtën në vitin 2019 në Serbi dhe 2022 në Bullgari, ai prap mori pjesë në 5-shën e parë të mundësve më të suksesshëm.

Vejseli është i ftuar në kampin e Dagestanit të Rusisë, ku prej datës 11 shkurt do të filloj përgatitjet në një kamp me shumë mundësi tjerë të suksesshme në shtete të ndryshme, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin e ardhshëm Europian, që do mbahet së shpejti.

Urojmë që çdo ditë e më shumë të ketë mundësi të sukses’shme Fati Vejseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic ka bërë të…