Fatmir Humolli i LV-së takohet me sindikalistët të cilët Albin Kurti i quajti “Sindikatat e PAN-it”

26 shtator 2022 | 20:51

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli është takuar me nënkryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi dhe nënkryetarin e Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Këtë e ka bërë të ditur Llumnica, i cili ka publikuar një fotografi me Humollin e Gashi në Facebook.

“Takimi me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe ish anëtarët e LKÇK-së”, ka shkruar Llumnica mbi fotografinë e publikuar.

Kujtojmë se ditë më parë Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se, këshilli grevist dhe sindikata e arsimit kanë refuzuar të gjitha ofertat që ua ka bërë Qeveria e Kosovës dhe ato dëshirojnë që t’ia bëjnë një shërbim PAN-it në opozitë duke e bërë grevën armë kundër qeverisë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjuha e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj ndaj…