Fatmir Limaj takohet me Mirosllav Lajçakun

17 qershor 2020 | 15:32

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në vazhdën e takimeve të sotme me liderët politikë në Kosovë, ka pritur kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj në zyrat e BE-së në Prishtinë është shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj dhe deputeti Endrit Shala.

Sot është dita e dytë që po qëndron në Kosovë, diplomati sllovak. Gjatë ditës, Lajçaku është takuar me drejtuesit e Vetëvendosjes, LDK-së dhe AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të jesh aktor nuk është aspak e lehtë. Përveçse kërkon…