Fatmir Limaj viziton familjen e Kadri Veselit

01 shtator 2022 | 17:43

Kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë, sot kanë vizituar familjen e Kadri Veselit në Mitrovicë. Ai ka thënë se ndihet krenar me luftën e UÇK-së dhe Kadri Veselin.

Me poshtë shkrimi i tij i publikuar në Facebook:

“Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në Mitrovicë, në familjen e mikut  dhe bashkëluftëtarit tim, Kadri Veseli, që për dy vite ai bashkë me shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.

Me familjen e Kadriut, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues.

Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.”, ka shkruar Fatmir Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot babain e…