Fatmir Limaj zgjedhet shef i ekipit negociator për bisedime me Serbinë

03 shtator 2018 | 15:34

Qeveria e Kosovës ka formuar sot ekipin negociator, i cili do të përfaqësoj Kosovën në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kësisoj, në krye të këtij ekipi do të jetë kryetari i Nismës dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Pjesë e këtij ekipi do të jenë edhe përfaqësues tjerë nga koalicioni qeveritar, raporton “Epoka e re”.

Me vendimin e sotëm në këtë ekip rezervohen vendet edhe për përfaqësuesit e opozitës si dhe ekspert nga shoqëria civile.

Ekipi negociator i votuar nga Qeveria e Kosovës do të votohen edhe në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirel Josa vijon punën me skuadrën e Prishtinës në Superligën…