Fatmir Sejdiu e lë të hapur mundësinë për të kandiduar për kryetar të LDK-së

15 prill 2019 | 22:59

Presidenti Fatmir Sejdiu, që ka udhëhequr më parë LDK-në, ka thënë që ka mundësi që edhe ai të jetë një nga kandidatët për kryetar të partisë.

Sejdiu në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka thënë se kandidatura e tij është e mundur pasi ai nuk është shkëputur asnjëherë nga Lidhja Demokratike dhe anëtarësia e saj ia kërkojnë cdo ditë kandidimin.

“E para, unë jetoj me hallet e LDK-së dhe nuk jam shkëputur asnjëherë  Dhe e dyta, një kërkesë e vazhdueshme e anëtarësisë së LDK-së. Kam komunikim me ta çdo ditë”, ka thënë Sejdiu.

Tutje ish-kryetari i LDK-së thotë se ka gatishmëri të kandidimit.  

“Unë kam gatishmëri, por puna e kandidimit vjen më vonë”, ka thënë Presidenti Sejdiu.

Ai ka komentuar edhe kandidimet e mundshme të Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit për kreun e LDK-së.

Sejdiu thotë se kandidmet e tyre janë krejtësisht normale dhe ata janë asete të LDK-së, duke përmendur se për ngritjen e Osmanit ka kontribuar vetë ai.

“Unë i quaj asete. Kam kontribuuar në ngritjen e tyre dhe nuk e shoh asnjë të keqe që ata të kandidojnë. Vjosa Osmani ka qenë pjesë e ekipit tim në Presidencë”, ka treguar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim…