Fatmir Sejdiu jep qëndrimin e tij për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

23 mars 2023 | 18:03

Marrëveshja e Ohrit është një investim i rëndësishëm i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyre që Serbia dhe Kosova të nisin një fazë të re raportesh. Kështu ka deklaruar nga Shkodra, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

“Unë mendoj se është një investim i rëndësishëm që ka ndodhur dhe me BE të dy vendeve që kanë autorësinë e e fillimit por edhe mbështetjen e SHBA, pra projekti frank-gjerman me qëllim që t’i japin fond kësaj odiseade të raporteve mes dy vendeve. SHBA janë një lloj garantuesi në këtë proces, nuk ndalen nga mbajtja ta quajmë e timonit të përbashkët, në këtë rast edhe me pjesën e BE-së për të lëvizur çështjet si duhet në kuptimin e zgjedhjes apo të hyrjes në një fazë të re të raporteve të mira, jo të raporteve që i do Vagneri apo garda e Car Llazarit”, ka thënë ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, raporton TCh.

Kurti deklaroi se teksti i marrëveshjes se Ohrit është me i miri i mundshëm por sipas, ish-presidentit, teksti më i mirë i nënshkruar ndonjëherë, është ai i pavarësisë së Kosovës.

“Tekst më të mirë dhe më esencial se deklarata e pavarësisë së Kosovës që përfundon procesin e pavarësisë së Kosovës nuk ka, gjithë të tjerat janë pjesë e përpjekjeve për të dhënë relacionet shtetërore në kuptim të një bashkëpunimi të nevojshëm të dy vendeve fqinjë edhe çdo qytetari i Kosovës të mos ketë ato peripeci që i ka pasur dhe çdo diplomë që jepet në Prishtinë apo që jepet në Beograd të jetë e barasvlershme në kuptimin e variabilitetit mbas marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Sejdiu.

Deklaratat Sejdiu i bëri gjatë një takimi me studentet e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24.03.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…