Fatmir Shurdhaj largohet nga PDK-ja, kjo është arsyeja

22 maj 2019 | 18:07

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Shurdhaj është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

“Kohët e fundit thellësisht jam i zhgënjyer me proceset politike brenda PDK-së, e në veçanti në Degën e Malishevës me kuadrat e vjetra të cilat kanë degraduar vlerat politike të PDK-së që kanë punuar vetëm për interesa personale familjare dhe klanore duke e dëmtuar imazhin e PDK-së që nga Kuvendi i parafundit më 2014 e deri më sot”, ka shkruar Shurdhaj në letër e dorëheqjes të cilën ia ka drejtuar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Letra e plotë e dorëheqjes se Shurdhajt:

Për: Partinë Demokratike të Kosovës
Kryetarit : Z. Kadri Veseli
Nga : Fatmir Shurdhaj – Anëtar i PDK-së

LETËR DORËHEQJE

I nderuar kryetar Veseli, përmes kësaj letre dëshiroj të ju njoftoj se kam marr vendim për largim nga Partia Demokratike e Kosovës.

Si anëtar i PDK-së qe nga themelimi e deri më sot kam kryer detyra të ndryshme për PDK-në , asnjëherë nuk jam kursyer në angazhimin tim profesional dhe kam kryer me përgjegjësi detyrat qe më janë ngarkuar nga programi i PDK-së.

Kohët e fundit thellësisht jam i zhgënjyer me proceset politike brenda PDK-së, e në veçanti në Degën e Malishevës me kuadrat e vjetra të cilat kanë degraduar vlerat politike të PDK-së që kanë punuar vetëm për interesa personale familjare dhe klanore duke e dëmtuar imazhin e PDK-së që nga Kuvendi i parafundit më 2014 e deri më sot.

Siç jeni në dijeni me sugjerimin tuaj kam qenë i angazhuar për më shumë se 6 muaj si anëtar i grupit strategjik për ta reformuar dhe rritur degën e PDK-së nëpër të gjitha fshatrat e Malishevës ku me sukses kemi arritur që mbi 30 nëndegë të fshatrave që nuk kanë qenë fare aktive t’i riaktivizojmë dhe të krijojmë struktura të reja. Zgjedhjet përfunduan nëpër nëndegë dhe pa asnjë incident deri në Kuvendin e ri fale angazhimit të Grupit strategjik dhe komisionit zgjedhor i monitoruar nga qendra.

Me besimin më të madh që Dekada e re do të sillte njerëz të rinj dhe frymë të re politike në programin e PDK-së të cilin e përqafuan shumë qytetarë dhe intelektualë nga treva jonë, por fatkeqësisht po ndodhë e kundërta në PDK që po zhgënjen qytetaret të cilët nuk kanë pritur që prapë njerëzit e vjetër e të dështuar , të korruptuar të jenë prapë bartës të strukturave të PDK-së të cilët publikisht po shihen edhe në afera të ndryshme të paraqitura nga mediet tona.

Si një prej kandidatëve më të votuar nga katër palë zgjedhje kam pasur mandat të qytetarëve t’i përfaqësoj si deputet në Kuvendin e Kosovës, por edhe në Kuvendin e fundit zgjedhor si njeri nder më të votuarit nuk mundem ta gjej vetën në mesin e atyre që më tepër se 10 vite PDK-në në Malisheve e kanë degraduar dhe përdorur vetëm për interesa personale.

Duke ju falënderuar juve dhe gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, me të cilët sinqerisht kam bashkëpunuar për këto 19 vite rrugëtim së bashku, unë kam vendosur që përfundimisht të largohem nga PDK-ja për arsyet e lartcekura.

Me nderime,
Fatmir Shurdhaj
Malishevë, 22.05.2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez befasoi fansat me deklaratën e…