Selena Gomez do martohet me aktorin 68-vjeçar, Bill Murray?

22 maj 2019 | 17:51

Këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez befasoi fansat me deklaratën e saj të fundit në llogarinë e vet në “Instagram”.

Gomezi ka zbuluar planet e saj për tu martuar me aktorin Bill Murray.

Pas debutimit në tapetin e kuq të Kanës, për filmin The Dead Do not Die, 26-vjeçarja ndau me fansat fotografi nga eventi. Dhe në një nga postimet bëri edhe deklaratën.

“Herën e parë në Kanë. Jam shumë e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim dhe gjithë aktorët e tjerë. Meqë ra fjala unë dhe Bill Murray do martohemi”, ka shkruar Gomezi.

Fansat e saj tashmë janë bërë konfuzë nëse lajmi është i vërtetë apo jo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi është në kërkim të një trajneri që do ta…