Kloppi në listën e dëshirave të Juventusit

22 maj 2019 | 17:49

Juventusi është në kërkim të një trajneri që do ta zëvendësonte Massimiliano Allegrin. Në orët e fundit është shfaqur edhe emri i Jurgen Kloppit, i cili aktualisht është trajner i Liverpoolit.

Arritja e një marrëveshje me trajnerin gjerman duket shumë e vështirë për “Zonjën e Vjetër”, pasi vetë Kloppi disa herë radhazi ka konfirmuar se është i lumtur në “Anfield”.

Nëse arrihet kjo marrëveshje Juve duhet të sigurojë një pagë prej tetë milionë eurosh në sezon dhe duhet ta paguajë klauzolën e kontratës së tij me klubin anglez prej 36 milionë eurosh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas skandalit të tradhtisë, Jordyn Woods duket se po merr…