Faton Mehmetaj: Lamtumirë heroina e Kosovës (Foto)

06 prill 2019 | 00:15

Të premten ka ndërruar jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Fetnete Ramosaj, pas një sëmundje të rëndë.

Faton Mehmetaj përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Fetnetja gati fëmijë iu bashkove radhëve të ilegales.

“Pata nderin dhe fatin e madhe të jam shok e bashkëluftëtar më Ty, bashkëpunëtor e pjesë e realizimit të shumë projekteve, angazhimeve pafund për të ardhur tek dita e lirisë”, ka shkruar ai.

Mehmetaj ka shkruar më tej: “Isha pranë teje kur i mbylle sytë përjetësisht, por puna jote kolosale më ngushëllon dhe më forcon sepse ti nuk vdes kurrë, ke qenë dhe ke mbetur heroinë e këtij vendi. Nga ne u ndave vetëm fizikisht, emri yt do të kujtohesh ndër breza dhe do të mbetët i pavdekshëm”.

Postimi i plotë i tij:

Fotografia e Faton Mehmetaj

Lamtumirë Fetnete, shumë e re, gati fëmijë iu bashkove radhëve të ilegales, pata nderin dhe fatin e madhe të jam shok e bashkëluftëtar më Ty, bashkëpunëtor e pjesë e realizimit të shumë projekteve, angazhimeve pa fund për të ardhur tek dita e Lirisë. Qëndrimi Yt stoik dhe puna e palodhshme që bërë për çështjen kombëtare na bashkoj në një rrugëtim të gjatë. Një jetë aktivitet në lëvizjet ilegale, por edhe në ato gjithëpopullore që u zhvilluan për pavarësinë e Kosovës. Pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, ishe zëdhënëse e Zonës Operative të Dukagjinit, por u shndërrove në zë të luftës në tërë Kosovë, u bëre Kushtrim i Lirisë, zë i ndërgjegjes së popullit tonë, ishe dhe mbete penda e historisë sonë pas luftës. Gjatë gjithë këtyre viteve që rrugëtuam bashkë në kërkim të lirisë së popullit tonë, të pata djalë, vajzë, vëlla e motër. U rrite në mesin e veprimtarëve të ilegales, por edhe u burrërove në mesin e luftëtarët e UÇK-së. Isha pranë teje kur i mbylle sytë përjetësisht, por puna jote kolosale më ngushëllon dhe më forcon sepse ti nuk vdes kurrë, ke qenë dhe ke mbetur heroinë e këtij vendi. Nga ne u ndave vetëm fizikisht, emri yt do të kujtohesh ndër breza dhe do të mbetët i pavdekshëm.

I përjetshëm dhe të paharruara do të mbesin kujtimet për ty Fetnete Ramosaj

Fotografia e Faton Mehmetaj

Fotografia e Faton Mehmetaj

Fotografia e Faton Mehmetaj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, sot (06.04.2019) në orën 12:00, nën përkujdesjen e…