Faton Peci prezanton punën gjashtëmujore para qytetarëve të Mitrovicës

02 korrik 2026 | 12:41

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka mbajtur takimin publik me qytetarët për prezantimin e punës gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Në këtë takim morën pjesë nënkryetari, Enis Osmani, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave, qytetarë, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Gjatë takimit u prezantuan punët, të arriturat dhe projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe, projektet që janë në proces të zbatimit, si dhe ato që pritet të nisin së shpejti.

Kryetari Peci falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e konsiderueshme, për vlerësimin e punëve të kryera, si dhe për propozimet, kërkesat dhe kritikat konstruktive të paraqitura gjatë diskutimit.

Ai theksoi se qeverisja e mirë lokale bëhet vetëm në bashkëpunim me qytetarët, dhe se do të vazhdojnë konsultimet me ta për interesin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bajram Krasniqi shpall të pavlefshme dëftesën nga kl, 6-9 të…