Fatos Shala, kandidati i PDK-së me numrin 94, kërkon besimin e qytetarëve
24 maj 2026
| 13:49
Kryetari i Degës së PDK-së në Junik, Fatos Shala, është kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Shala garon me numrin 94 në listën zgjedhore të udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza. “Nderuar qytetarë,
Në këto zgjedhje jam kandidat për Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së.
Ndihem krenar dhe i privilegjuar që jam pjesë e kësaj liste fituese dhe që jam propozuar nga kryetari Bedri Hamza, kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Me përkushtim, përgjegjësi dhe besim në rrugën tonë të përbashkët, do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë.
Me respekt,
Fatos Shala 94”, ka shkruar Shala në njoftimin e tij.



