Faza “play-off” nis pa surpriza, favoritët fitojnë sfidat e para

21 prill 2024 | 19:33

Nuk kishte surpriza në ndeshjet e para të “play-off” në NBA.

Të gjithë favoritët nisën me fitore sfidat që luajtën në shtëpi, me skuadrën e Denver, që ka treguar edhe një herë se nuk ka ndërmend të dorëzojë titullin kampion të basketbollit amerikan.

Nuggets morën kryesimin e serisë ndaj skuadrës së Los Angeles Lakers, duke imponuar rezultatin 114-103, teksa edhe një herë, Nikola Jokic bëri diferencën, duke mbyllur ndeshjen me 32 pikë, 12 topa të kapur në tabelë dhe 7 asist për shokët e skuadrës. Dy lojtarë të tjerë të Denver realizuan dy shifra dopjo.

Jamal Murrey me 22 pikë dhe po aq topa të kapur në tabelë dhe Aaron Gordon me 12 pikë e 11 topa të kapur në tabelës, ndërsa për Lakers nuk mjaftoi oparaqitja e dyshes së yjeve, LeBron James dhe Anthony Davies. Për “Mbretin” 27 pikë, ndërsa qëndra shënoi 32 pikë dhe kapi 14 topa në tabelë.

Nuk zhgënjen as Minnesota, që fitoi me lehtësi ndeshjen e parë të “play-off”, kundër Phoenix me 25 pikë diferencë në shifrat e përgjithshme 120-95. Njeriu I suksesit për “T-Wolves” ishte padyshim, Anthony Edwards, me 33 pikë. Nga ana tjetër, Kevin Durant shënoi 31 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar humbjen e Suns.

Asnjë suprizë edhe në “Maddison Square Gardens”, ku New York Knicks morën epërsinë në serinë kundër Philadelphia 76ers pas fitores 111-104, ku padyshim shkëlqeu Jaylen Branson me 22 pikë, ndërsa për miqtë, Tyrese Maxey shënoi 33 pikë dhe mori kreun e tabelës së realizuesëve më të mirë të ndeshjes, duke lënë pas Joel Embiid me 29 pikë të tjera në humbjen e Philadelphia.

Ndërkaq, në sfidën tjetër të mbrëmjes së parë në fazën “play-off”, të elitës botërore të baskestbollit, NBA, skuadra e Cleveland fitoi me rezultatin,  97-83 ndaj Orlando, duke hedhur hapin e parë të sigurt drejt fazës së tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kurdisjet që tashmë janë të konfirmuara në Ligën e Parë…