Fazli Hoxha dhe Çerkin Dukolli takohen me strukturat e degës së Nismës në Deçan

24 korrik 2019 | 18:54

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, së bashku me zëvendësministrin, njëherësh anëtar i kryesisë, Çerkin Dukolli, kanë takuar të mërkurën kryesinë e degës së Nismës Socialdemokrate në Deçan.

Fazli Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Faceboo”, ka shkruar se nga kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Deçan, dr. Shkodran Imeraj, u njoftuam për gatishmërinë e të gjitha strukturave të degës për shtrirjen e zërit të socialdemokracisë në këtë komunë.

“Tani Nisma Socialdemokrate në Deçan është kthyer në shpresë për qytetarët e kësaj komune, sikurse në çdo komunë tjetër. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë anëtarët e Nismës Socialdemokrate Dega në Deçan. Me Nismën Socialdemokrate ndryshimi është i mundshëm. Ne jemi gati!”, ka shkruar Fazli Hoxha.

Fotografia e Fazli Hoxha

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes së Ligës së Evropës…