Fazli Hoxha: Kosova me ushtri sikur çdo shtet i rajonit

10 dhjetor 2018 | 09:07

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se vendin e ndajnë edhe pesë ditë nga vendimi historik që do të merr Kuvendi i Republikës së Kosovës për transforimin e FSK-së në ushtri. 

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se erdhi edhe ky çast, që Kosova, sikur çdo shtet i rajonit, ta ketë ushtrinë e vet.

Hoxha ka falendëruar ShBA-të për përkrahjen që kanë dhënë në këtë proces të transformimit të FSK-së në ushtri. 

Postimi i plotë i tij: 

Edhe pesë ditë na ndajnë nga vendimi historik që do të merr Kuvendi i Republikës së Kosovës për transforimin e FSK-së në ushtri. 

Erdhi edhe ky çast, që Kosova, sikur çdo shtet i rajonit, ta ketë ushtrinë e vet.

Falendërim për aleatin tonë të përhershëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që dha sinjal të qartë se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj, këtu nuk ka më dilemë. 

Po realizohet dëshira e të githë atyre që ranë pë lirinë e këtij vendi, që sot Kosova të jetë shtet me ushtrinë e saj, e cila do të jetë kontribuuese e sigurisë edhe në misione paqësore në botë.

Edhe pesë ditë na ndajnë nga vendimi historik që do të merr Kuvendi i Republikës së Kosovës për transforimin e FSK-së në…

Gepostet von Fazli Hoxha am Sonntag, 9. Dezember 2018

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një lidhje direkte në…