Fazli Hoxha: Nisma është pro autostradës së Dukagjinit të tipit të hapur

22 shtator 2019 | 21:59

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, në emisionin “Pressing” në T7 ka prezantuar pikat e programit të koalicionit Nisma-AKR-PD për qytetin e Gjakovës.

Hoxha ka thënë se Nisma ka një plan të detajuar për projekte të ndryshme në Komunën e Gjakovës.

Duke folur rreth debatit për autostradën e Dukagjinit, Hoxha ka thënë se Nisma Socialdemokrate është pro autostradës së Dukagjinit, por që ajo të jetë e tipit të hapur, pasi sipas tij shumë biznese janë në atë rrugë dhe me lëvizjen e trasesë shumë prej tyre do të falimentojnë.

“Nisma garanton Autostradën e Dukagjinit. Por duhet të jetë e hapur e jo e mbyllur. Nuk bën të mbyllet autostrada për shkak se do të shkatërronte bizneset e shumta që ndodhën gjatë rrugës në ato pjesë. Kjo do të dëmtonte familjet. Si Nismë jemi për Autostradës së tipit të hapur”, ka thënë ai.

Hoxha ka lavdëruar liderin e partisë Fatmir  Limaj që sipas tij është meritori për rrugët që ka shtruar në Kosovë sa ishte ministër i Transportit.

Ai ka thënë se 80 për qind e rrugëve janë shtruar në asfalt sa ishte Limaj ministër i Transportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar me rezultat 2-1, derbi i javës se gjashtë…