Përfundoi derbi Prishtina-Gjilani, Dallku debuton me fitore

22 shtator 21:56

Ka përfunduar me rezultat 2-1, derbi i javës se gjashtë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Ishte skuadra e Prishtinës që kaloi e para në epërsi me golin e Ergyn Ahmetit, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Alban Shillovës. Skuadra e Gjilanit nuk dorëzohet dhe në vazhdimësi kërkoi golin e barazimit, të cilin e arriti në minutën e 84-të, kurse autor ishte Bedri Greca. Prishtina besoi në fitore dhe e arriti me golin e shënuar nga Alban Shillova në minutat shtesë.

Trajneri i ri i Prishtinës, Armend Dallku ka debutuar me fitore në krye të skuadrës kryeqytetase. Pas kësaj ndeshje Gjilani vazhdon të jetë në pozitën e parë me 12 pikë, kurse Prishtina grumbullon 7 pikë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nderuar vëllezërit Bytyqi gjatë…