Fazli Hoxha takohet me Limajn, temë diskutimi angazhimi partiak i Nismës në Gjakovë

07 nëntor 2018 | 21:00

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë ka takuar të mërkurën liderin e kësaj partie Fatmir Limaj, të cilin e ka njoftuar për aktivitetet e Nismës në Gjakovë.

Fazli Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Nisma Socialdemokrate në Gjakovë dita-ditës po rrit anëtarësinë e saj, pasi nga qytetarët po shihet si subjekt i shpresës për të ardhmen e tyre.

“Falënderoj kryetarin Limaj për përkrahjen që po më jep në zhvillimin dhe forcimin e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, gjithashtu falënderoj edhe strukturat e degës dhe nëndegëve të Nismës në Gjakovë për angazhimin që po tregojnë në forcimin e partisë”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë i tij: 

Në selinë qendrore të Nismës Socialdemokrate në Prishtinë u takuam me kryetarin Fatmir Limaj, me të cilin biseduam për aktivitetet e Nismës në komunën e Gjakovës, shtrirjen dhe konsolidimin e saj nëpër fshatra. Gjithashtu temë diskutimi e këtij takimi ishte edhe angazhimi i Nismës Socialdemokrate në qeverisjen komunale dhe angazhimi i asamblistëve tanë në Kuvendin Komunal. Nisma Socialdemokrate në Gjakovë dita-ditës po rrit anëtarësinë e saj, pasi nga qytetarët po shihet si subjekt i shpresës për të ardhmen e tyre.

Falënderoj kryetarin Limaj për përkrahjen që po më jep në zhvillimin dhe forcimin e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, gjithashtu falënderoj edhe strukturat e degës dhe nëndegëve të Nismës në Gjakovë për angazhimin që po tregojnë në forcimin e partisë.

Në selinë qendrore të Nismës Socialdemokrate në Prishtinë u takuam me kryetarin Fatmir Limaj, me të cilin biseduam për…

Gepostet von Fazli Hoxha am Mittwoch, 7. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë konferencës për shtyp, presidenti amerikan Donald Trump,  pati një…