FBK-ja dënon KB Rahoveci

14 maj 2019 | 16:48

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka dënuar KB Rahoveci me 2600 euro përshkak se në ndeshjen finale tifozët vendas kanë hyrë në parket.

Këtë lajm e ka konfirmuar klubi i Rahovecit përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“2600 euro dënime dhe dy ndeshje pa prezencën e publikut është bilanci i dënimeve që skuadra jonë ka marr nga FBK-ja pas zhvillimeve që ndodhën në ndeshjen e fundit. Bordi i KB Rahoveci do të apeloj këtë vendim dhe në rast të refuzimit atëherë jemi të detyruar që dy ndeshjet hapëse të sezonit të ri t’i luajmë pa prezencë të shikueseve. Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë dhe shpresojmë që të mos përsëriten më veprime të tilla të cilat më së shumti shkojnë në dëm të klubit por edhe qytetit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e KB Rahoveci.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…