FBK-ja më 12-13 dhjetor pjesëmarrëse në short për kampionatet evropiane

29 nëntor 11:08

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit e Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe drejtori i përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, më 12 dhe 13 dhjetor do të qëndrojnë në Beograd, ku do të marrin pjesë në hedhjen e shortit për FIBA Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, kur edhe përfaqësueset e Kosovës do t’i marrin vesh emrat e kundërshtarëve të tyre.

FBK-ja për herë të parë e ka paraqitur për të garuar Përfaqësuesen U20 në konkurrencën e femrave dhe tashmë janë gjithsej 6 përfaqësuese që do të marrin pjesë vitin e ardhshëm në FIBA Kampionate Evropiane, Divizione B (U16, U18, 20, meshkuj dhe femra).

Gjithashtu, do të bëhet edhe hedhja e shortit për FIBA Eurobasket 2019 në konkurrencën e femrave që do të organizohet në Serbi dhe Letoni, si dhe për raundin e tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021” në konkurrencën e meshkujve.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pilot është vënë nën hetim, pasi e zuri gjumi…