
FBK-ja me njoftim të rëndësishëm për klubet e Prishtinës
18 shkurt
17:09
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të stërvitin vetëm Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll dhe ajo e Islandës.
“Kjo vjen për shkak të rregullave të FIBA-s, që nuk lejon klubet tjera të stërvitin për shkak të ndeshjes zyrtare ndërmjet Kosovës dhe Islandës, që zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Federata e Basketbollit ka kërkuar mirëkuptim nga klubet e Prishtinës që stërvitin në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
/Epoka e re/