
Thaçi priti në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it, Wigermark
18 shkurt
17:01
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigermark.
Gjatë takimit, drejtori Thaçi e uroi Lars Gunnar Wigermark për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Po ashtu, Thaçi e njoftoi shefin e ri të EULEX-it për zhvillimet dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së, në veçanti mbi avancimin e SHKK-së në arenat ndërkombëtare, si anëtarësimin në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit dhe në ICPA.