FBK-ja organizon FIBA 3×3 U23 Nations League

27 shkurt 2023 | 17:00

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka fituar të drejtën për të organizuar një tjetër ngjarje madhore. Kësaj radhe FBK do të organizojë FIBA 3×3 U23 Nations League.

Kjo është hera e parë që në vendin tonë organizohet një ngjarje e tillë, kurse Kosova ka qenë mikpritëse e FIBA Kampionateve Evropiane, Divizioni B dhe C, si dhe Challenger. FIBA 3×3 Nations League është një garë kombëtare e FIBA 3×3 për meshkuj dhe femra nën moshën 23 vjeç, që ka filluar të organizohet në vitin 2017.

Kjo garë ofron një mundësi të mirë për talentet e së ardhmes që të përmirësojnë aftësitë e tyre në përgatitjen për kategorinë seniore dhe garat elitare siç janë FIBA 3×3 Kupa e Botës, Lojërat Olimpike etj. Federatat Kombëtare që marrin pjesë në këtë program duhet të regjistrojnë 1 ekip të meshkujve dhe 1 të femrave në çdo “stacion” të FIBA 3×3 U23 Nations League. Federata e Basketbollit e Kosovës  për herë të parë do të merr pjesë në këtë garë, por edhe do të bëjë organizimin e një “stacioni” të Nations League në vendin tonë në datat 10-12 Korrik 2023.

Në FIBA 3×3 Nations League marrin pjesë 12 ekipe (meshkuj/femra). FIBA 3×3 Nations League 2022 përmban një rekord me pjesëmarrje të 57 Federatave Kombëtare në këtë garë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i…