FBK-ja për Belul Beqajn: Veprat e tij kanë hyrë në histori

25 shtator 2022 | 13:34

Është ndarë nga jeta profesori universitar, Belul Beqaj. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë me dije familjarët e Beqajt.

Gjatë jetës së tij, Beqaj kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në basketbollin e Kosovës.

Ai deri në vitin 2006 ishte kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, teksa në atë periudhë ky sport kishte lulëzuar.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka dërguar gjithashtu një telegram ngushëllimi për familjen Beqaj dhe komunitetin e basketbollit.

“Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë. Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori. Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë”, është thënë në telegram=ngushëllimin e FBK-së.

Telegram-ngushëllimi i plotë:

E nderuara familja Beqaj dhe komuniteti i basketbollit,Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Belul Beqaj.

Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit.

Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.

Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.

Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Me respekt,

Arben Fetahu

Kryetar i FBK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ante Zhivkoviq është fituesi i parë i maratonës së Prishtinës.…