FBK-ja për herë të parë ndan çmimin për basketbollistin dhe basketbollisten e stinorit vjeshtor

24 dhjetor 2021 | 15:25

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë do të ndajë çmimin e basketbollistit dhe basketbollistes më të mirë për stinorin vjeshtor në Art Motion Superligë, përkatësisht Superligën e Femrave. Por, ky çmim do të jepet sipas votimit nga tifozët e basketbollit.

Ata kanë mundësi të votojnë në uebfaqen zyrtare të FBK-së dhe të përzgjedhin më të mirin ose më të mirën e stinorit vjeshtor. Në bazë të rezultateve të skuadrave në Art Motion Superligë dhe paraqitjes së lojtarëve, Top 5 lojtarët e përzgjedhur janë: Dardan Berisha (Peja), Ivan Koljeviq (Prizreni 16), Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli), Drilon Hajrizi (Trepça) dhe Julien Lewis (Bashkimi).

Votimi vlen edhe për Superligën e Femrave, ku gjithashtu janë përzgjedhur 5 lojtare, në bazë të paraqitjeve në stinorin vjeshtor: Sarah Mgbeike (Prishtina), Valbona Bytyqi (Penza), Arbnore Përquku (Prishtina), Rael Whitsitt (Penza) dhe Irma Konjusha (Bashkimi).

Votimi për basketbollistin dhe basketbollisten më të mirë të stinorit vjeshtor do të jetë i hapur deri më 31 dhjetor 2021 (ora 16:00), ku do të numërohen votat dhe do të shpallet më i/e miri/mira nga tifozët. Vetëm një herë mund të votoni për një lojtar ose lojtare.

Meshkujt

Dardan Berisha     (Peja)
Ivan Koljeviq         (Prizreni 16)
Erjon Kastrati        (Golden Eagle Ylli)
Drilon Hajrizi         (Trepça)
Julien Lewis           (Bashkimi)

Femrat

Sarah Mgbeike                (Prishtina)
Valbona Bytyqi                (Penza)
Arbënore Përquku          (Prishtina)
Rael Whitsitt                    (Penza)
Irma Konjusha                 (Bashkimi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AUTORE: Elife LUZHA Ra dhe Vjeshta me mëngjese të brymëta…