FC Malisheva ka rifilluar stërvitjet për sezonin pranveror

03 janar 2023 | 13:26

Presidenti i Klubit të Futbollit FC Malisheva, Driton Morina, ishte i pranishëm në stadium dhe takoi skuadrën.

Duke uruar që të kenë kaluar pushime të mira dimërore, ai i inkurajoi lojtarët për vazhdimësinë e sezonit.

“Unë besoj se ky stinor do të jetë më interesant dhe do të na sjellë ndeshje edhe më cilësore dhe emocione të shumta. Kemi bërë përgatitjet e duhura dhe po shpresojmë për një sezon të mbarë, të suksesshëm e me sa më shumë emocione”, u shpreh presidenti Morina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të veprimeve operative që po kryejnë zyrtarët policorë…