FC Prishtina ndahet edhe me Halimin dhe Zekën

29 qershor 2022 | 16:29

FC Prishtina ka konfirmuar ndarjen edhe me dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për portierin Betim Halimi dhe mesfushorin-sulmues Agim Zeka.

“‘Gardiani’ Betim Halimi dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje që ta ndërpresin kontratën para kohe. Portieri shtatlartë në gusht të vitit 2021 erdhi te Prishtina nga skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk, teksa me ekipin prishtinas është paraqitur gjithsej në 15 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.  Halimi që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës krahas Prishtinës dhe Olimpik Donetsk, më herët ka luajtur edhe në ekipe si Vllaznia Pozharanit, Hajvalia, Drita dhe Trans Narva.  Familja ‘bardhekaltër’ i dëshiron shëndet e suksese në karrierë Betimit”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe ambiente të jashtme

Gjithashtu pjesë e skuadrës kryeqytetase nuk do të jetë edhe Agim Zeka. Zeka erdhi te Prishtina në janar të këtij viti ndërkohë që me Prishtinën është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat me ç’rast e ka shënuar edhe një gol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe…