FC Shkupi i shqiptarëve mund Linkollnin 3:0

05 korrik 2022 | 23:04

Rasti i parë në këtë përballje e kishte FC Shkupi, kur Adetunxhi gjuan brenda zonës, por topi shkon jashtë portës së Linollnit.

Pak më vonë, rrëmujë e vërtetë në zonën mysafire, por askush nuk arrin të drejtojë topin në rrjetë dhe goditja e fundit ishte e Alvarezit, që shkon mbi portë.  

Dhe në minutën 11-të, një solo aksion i Danfa Mamadu Lamine, i cili kaloi 3 futbollist të Linkollnit para se të dërgojë topin në këndin e pambrojtur për 1-0.

Pasoi periudha e skuadrës mysafire, e cila kaloi tërësisht në sulm dhe në kërkim të golit të barazimit, mirëpo pa shumë sukses. Në minutën e 20-të, pas rivënies nga këndi të ekzekutuar nga Alvarez, topi kalon skaj portës, por askush nuk e drejton në portë.

Në minutën e 28 një kundërsulm i shpejtë i FC Shkupit, pas së cilës Adetunxhi shënon edhe golin e dytë nga 17 metra, duke goditur këndin më të largët.

Në fillim të pjesës së dytë, rasti i parë ishte për FC Shkupin, kur Sheji godet shtyllën.  Në minutën e 55-të, FC Shkupi mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi që u përjashtua nga loja Gagi Margvellashvili, me kartonin e dytë të verdhë.

Në vazhdim edhe pse ishte me një lojtarë më pak në fushë, FC Shkupi arrin që të shënojë gol. Në fakt ishte autogol i skuadrës së Linkollnit, pasi Roj Chipolina shënon në rrjetën e vet.

Në minutën e 66-të të takimit, Adetunxhi godet traversën. Ndrëkohë në minutën e 70-të takimit, sërisht në aksion është dyshja Alavarez – Adetunxhi, por kësaj radhe topi shkon skaj portës së Linkollnit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka…