Federata e Futbollit e Greqisë: Faleminderit për mikpritjen tuaj dashamirëse

06 shtator 2021 | 16:16

Federata e Futbollit e Greqisë nëpërmjet një shkrese të drejtuar presidentit Agim Ademi e ka falënderuar edhe një herë për mikpritjen që FFK-ja i bëri Kombëtares së Greqisë në Kosovë.

“Ne duam t’ju falënderojmë edhe një herë për mikpritjen tuaj dashamirëse dhe bujare gjatë qëndrimit të Kombëtares sonë në Kosovë. Shpresojmë se do të jemi në gjendje të japim të njëjtën mirësjellje për vendet tona dhe ne dëshirojmë të rikonfirmojmë se Federata e Futbollit e Greqisë është gjithmonë në dispozicionin tuaj për çdo bashkëpunim midis Federatave tona, për zhvillimin e lojës sonë të dashur”, thuhet në shkresën e federatës greke.

Kosova barazoi me Greqinë (1-1) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Kjo ishte përballja e tretë e Kosovës me Kombëtaren helen që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA. Më parë “dardanët” janë ballafaquar me grekët edhe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja  Vjosa Osmani, ka folur fjalë të mira për Policinë…