Federata e Gjimnastikës pret suksese nga gjimnastet në Slloveni

18 tetor 2018 | 08:23

Federata e Gjimnastikës e Kosovës i dëshiron shumë suksese KGJ “Elita”, e cila ka udhëtuar për në Maribor të Sllovenisë në garën e quajtur Šalamunov Memorial 2018 e organizuar nga Federata Sllovene e Gjimnastikës dhe Federata ndërkombëtare e Gjimnastikës FIG e cila garë do të organizohet me datat 19 deri më 21 tetor.

Gjimnastet Amela Gërbeshi dhe Bora Hoti do të garojnë në kategorinë për fëmijë (Children), kurse Vilëza Zeqiri dhe Valëza Rama garojnë në kategorinë të reja (Youth).

“Federata e Gjimnastikës e Kosovës mbetet e brengosur, sepse përveç përkrahjes procedurale të aplikimit në këtë garë, për shkak të vonesave financiare nga MKRS Klubi është dashur të përkujdeset vet në sigurimin e fondeve, megjithate FGJK e përkrahë dhe do ti përkrahë në vazhdimësi. Gjimnasteve dhe trajnerëve tanë Abeliana Bregut dhe Shkumbin Maqastenës FGJK-ja ju dëshiron suksese”, thuhet në njoftimin e Federatës së Gjimnastikës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qendron për…