Federata e padelit e Kosovës pranohet në FEPA

04 nëntor 2022 | 11:03

Një lajm i mirë ka ardhur në adresën e federatës së padelit të Kosovës e cila është pranuar me te drejta te plota në Federatën Europiane te Padelit (FEPA).

Pas takimit te Bordit te FEPA-s, aplikimi i Kosovës ka kaluar me sukses, kurse tash e tutje Federata e Padelit e Kosovës do te jetë pjesëmarrëse edhe në Asamblenë Gjenerale te organizuar nga Federata Evropiane e Padelit (FEPA).

Anëtarësimi në federatën evropianë do t’i hap dyert për garuesit nga Kosova, për pjesëmarrje në turne të ndryshëm. Madje në fund të këtij muaji do të zhvillohet kampionati evropian i Padelit që organizohet në Lisbonë të Portugalisë nga data 25 deri me 26 nëntor.  Kosova ka pranuar ftesën për dërgimin e dy çifteve në të dyja kategoritë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se Manchester Unitedi vazhdon të jetë në ndjekje të…