Federata e Sporteve Universitare organizoi garat pranverore

30 mars 2019 | 23:57

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) me datën 28 dhe 29 Mars 2019  ka organizuar garat pranverore për të gjithë studentët/studentet, në dy sporte si basketboll 3×3 dhe ping-pong.

Gara u realizua në një ambient të shkëlqyer ku kishte rivalitet mes garuesve dhe përkrahje të madhe të studentëve. Nuk munguan aktraksionet e garuesve dhe emocionet e përkrahësve të tyre.


Gjithsej kishte 74 garues nga dy gjinitë.
Në këtë garë, me prezencën e tij na nderoi Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” Prishtinë z. Marian Demaj, i cili ishte prezent për të parë këtë garë sportive pranverore për studentët e Kosovës.
Falënderojm Shoqatën e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës për bashkëpunimin në këtë garë.
Falënderim i veqant i takon “Red Bull” për bashkëpunimin në ndarjen e shpërblimeve për ekipet fituese.
Ekipi fitues në basketboll 3×3 për vajza është Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, Universiteti “Hasan Prishtina” Prishtinë.


Ekipi Fituese në basketboll 3×3 për meshkuj është Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, Universiteti “Hasan Prishtina” Prishtinë.
Fitues në kategorin e vajzave në ping-pong është Hanife Zeqiri nga Fakulteti i Psikologjis, Universiteti “Hasan Prishtina” Prishtinë.
Fitues në kategorin e meshkujve në ping-pong është Orhan Kurteshi nga Kolegji AAB, Prishtinë.

Shpërblimet për fituesit ishin: kupat sportive, medaljet, dhe pako nga Red Bull.

Federata e Sporteve Universitare do të vazhdoj me organizimin e garave të ndryshme për studentët e Kosovës

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale e ideja për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe…