Federata Ndërkombëtare e Xhudos: Majlinda inspiron gjeneratat e ardhshme

28 shkurt 2020 | 18:27

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka shkruar se pak njerëz e kanë fatin e Majlinda Kelmendit që t’iu ngrihen shtatore sa janë gjallë.

Tri shkrimet e fundit në ballinë të faqes së  IJF-së janë për xhudon kosovare, përkatësisht për aktivitet e mbajtura së fundi në Kosovë. Presidenti i IJF-së, Marius Vizer të enjten mbrëma ishte në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve nga KOK-u, ku Majlinda Kelmendi e Akil Gjakova fituan çmimet kryesore. Ndërkohë të premten paradite, Vizer ishte në ceremoninë e përurimit të shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë.

Shtatorja e Majlinda Kelmendit është ngritur falë idesë së Vizerit.

“Statujat bëhen zakonisht për të nderuar ata që kanë shkuar. Të ngrihet statujë gjatë jetës së një personi, është nder i jashtëzakonshëm i rezervuar për shumë pak njerëz. Majlinda Kelmendi është një nga këto përjashtime”, ka shkruar IJF-ja në tekstin për zbulimin e shtatores së Majlindës.

Në titull është shkruar se Majlinda inspiron gjeneratat e ardhshme. Në një tjetër shkrim të IJF-së, është shkruar se fati i Majlindës ishte të bëhet e para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka bërë me dije se nuk janë të…