Federeri: Humba të gjitha sfidat e fundit, humba punën, por jam i lumtur

06 tetor 16:50

Tashmë Roger Federeri është një “ish-tenist”. Ikona e raketës u tërhoq nga sporti një javë më parë, kur i tha lamtumiren gjatë turneut të Laver Cup.

Ai luajti vetëm në lojën dyshe me Rafael Nadal, ku u mund ndaj dyshes amerikane. Duke folur për “New York Times”, tenisti zviceran ka komentuar largimin e tij nga sporti: “Ndjesia e parë tani që jam tërhequr? Ndihem i kompletuar në gjithçka. Kam humbur ndeshjen e fundit si në lojën teke (Wimbledon 2021) ashtu dhe në atë dyshe. M’u ngjir zëri duke bërë tifo për skuadrën time në Laver Cup, humba sfidën ekipore në këtë turne dhe le të themi që kam humbur edhe punën, pasi tani jam një ish-tenist. Megjithatë, jam i lumtur për gjithçka”, ka thënë Federeri.

“Jam mirë, kjo është e vërteta. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që lamtumira ime do të ishte kështu. Falë tenisit kam njohur shumë persona, mjaft miq, rivalë dhe sidomos shumë fansa. Me këta të fundit tani do të ndaj gjithçka. Më vjen keq që u tërhoqa, por trupi im nuk mund të vijonte më, ndaj vendosa t’i jap fund karrierës”, ka shtuar Federeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdon të bëhet…