Federeri: Kjo është ndeshja ime më e mirë në karrierë

12 shtator 2019 | 11:46

Në një intervistë të dhënë për mediet zvicerane Roger Federer është pyetur për atë që ai e konsideron si ndeshjen e tij më të mirë në karrierë.

Përgjigjja ka qenë disi surprizë, pasi sfida e përzgjedhur nga 20 herë fituesi i grand slamit ka qenë e tillë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndeshje të luajtur ndaj Nadalit apo Djokoviqit, por për finale e US Openit të vitit 2004, ku Federeri fitoi 3-0 ndaj australianit Lleyton Hewitt (6-0, 7-6, 6-0). Ky është edhe triumfi i parë i Federerit në grand slamin amerikan.

“Mendoj se në karrierën time kam zhvilluar mbi 5 ndeshje që i konsideroj të përkryera. Vështirë të zgjedh më të mirën. Kam luajtur shumë finale, ku e ndieja që do të fitoja, pasi ndihesha mirë. Gjithsesi, nëse zgjedh ndeshjen më të mirë, ku çdo gjë ka shkuar në mënyrën e përkryer, atëherë do të thosha se finalja e 2004-s ndaj Hewitt në US Open është më e mira”, ka deklaruar Federeri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar për t’i goditur talibanët…