Federeri kujton duelin e parë ndaj Nadalit

03 tetor 2019 | 15:55

Në vitin 2004, në raundin e tretë të turneut Masters të Miami, do të lindte një nga duelet më të mëdha të historisë së sportit, ai mes Roger Federerit dhe Rafael Nadalit.

Në atë turne u zhvillua sfida e parë mes dy tenistëve (Nadali fitoi 2-0, 6-3, 6-3), një rivalitet që vijon ende sot në fushë, edhe pse kanë kaluar 15 vjet. Roger Federeri, duke kujtuar atë sfidë, shprehet: “Gjatë ndeshjes mbeta i habitur nga loja e Nadalit. E dija që do ta kisha të vështirë. Sapo kisha fituar në Indian Wells dhe nuk isha në formën më të mirë, pasi në finale kisha pasur probleme fizike”.

“Ndaj Nadalit nuk po arrija të gjeja një mënyrë për ta mundur, ishte e pamundur. Mbrohej mirë e kështu me radhë. Pas ndeshjes mendoja se do të triumfonte në Roland Garros një herë, por kurrë se do të fitonte aty 12 herë. Pati një karrierë të jashtëzakonshme dhe për mua ishte nder ta kisha në ekip në turneun e Laver Cup”, ka deklaruar Federeri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli,…