Fejohet Çlirimtare Krasniqi, kërkesa për dorën u bë te Jakup Krasniqi në Hagë

18 maj 2026 | 18:25

Çlirimtare Krasniqi, vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është fejuar me Rronin. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Altin Krasniqi, përmes një postimi emocionues.

Sipas tij, dy muaj më parë Rroni kishte vizituar Jakup Krasniqin në Hagë për t’i kërkuar dorën e Çlirimtares dhe bekimin e tij për fejesën.

“Dy muaj më parë, Rroni ishte në vizitë te babi për të kërkuar dorën e Çlirimtares dhe bekimin e tij. Sot, edhe zyrtarisht, Çlirimtarja dhe Rroni janë të fejuar”, ka shkruar Altin Krasniqi.

Ai ka treguar se familja Krasniqi ka kaluar vitet e fundit mes dhimbjes për mungesën e babait dhe momenteve të lumtura familjare e profesionale, të cilat janë munduar t’i ndajnë me të edhe nga distanca.

“Duke uruar dhe shpresuar që kjo të jetë hera e fundit që detyrohemi ta ndajmë gëzimin mes dy shteteve, dhe duke uruar për kthimin e babit dhe të shokëve të tij në Kosovë, uroj edhe çiftin e ri që ta gëzojnë jetën së bashku”, thuhet më tej në postimin e tij.

Fejesa e Çlirimtares u kurorëzua pasi kërkesa për dorën e saj u bë në Hagë, aty ku po qëndron aktualisht babai i saj, Jakup Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e shkurtër, por shumë e suksesshme e Endrickut në…