Fenerbahçe e kishte refuzuar Tottenhamin për Muriqin

01 korrik 2020 | 16:04

“Channel A Sport” raporton se Fenerbahçe e ka refuzuar një ofertë të Tottenham Hotspur për Vedat Muriqi në afatin kalimtar të janarit.

Raportohet se “Spurs” kishin ofruar 19 milionë euro për Muriqin, por klubi turk e refuzoi këtë ofertë pasi synonte ta shiste reprezentuesin e Kosovës 28 milionë euro. Interesim për Muriqin kanë shfaqur edhe West Bromi, Manchester United, Southamptoni dhe Leicester City.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se…