Fenerbahçe rikthen interesimin për Shaqirin

25 nëntor 2022 | 16:55

Klubi i madh turk, Fenerbahçe, e ka rikthyer interesimin për yllin shqiptar Xherdan Shaqiri. Shaqiri momentalisht është me Zvicrën në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku veçse ka filluar shkëlqimin me asistim te goli i fitores 1-0 ndaj Kamerunit.

Fenerbahçe synon ta fitojë titullin këtë sezon në Superligën e Turqisë dhe Shaqirin e sheh si një përforcim të madh në luftën drejt trofeut. Drejtuesit e klubit turk thuhet se do të tentojnë në afatin e janarit huazimin e futbollistit 31-vjeçar, i cili mund të luajë si numër 10 dhe në dy krahët e sulmit.

Në anën tjetër, Shaqiri, i cili luan për skuadrën amerikane Chicago Fire, pasi ka bërë 36 paraqitje këtë sezon, duke shënuar 7 gola dhe regjistruar 8 asistime. Kontrata e Shaqirit me klubin skadon në vitin 2024, ndërsa vlera aktuale në treg është katër milionë euro. Shaqiri në karrierën e tij ka luajtur edhe për skuadra si Liverpool, Inter, Stoke City, Bayern Munich dhe Basel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Furnizimi me rrymë në Kosovë, aktualisht, është i mirë, por…