Fenerbahçe zyrtarizon transferimin e Ozilit

24 janar 2021 | 15:45

Tashmë nuk kishte dyshime se Mesut Ozil do të shkonte te Fenerbahçe. Edhe vet lojtari e kishte konfirmuar një gjë të tillë.

Tani, edhe klubi turk e ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e ish-yllit të Real Madridit.

“Është arritur një marrëveshje me klubin e Arsenalit për transferimin e futbollistit profesionist, Mesut Özil në klubin tonë”, thuhej në komunikatë.

Ozil kaloi rreth tetë vite në Arsenal duke bërë gjithsej 184 paraqitje në Premierligë dhe duke shënuar 33 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anita ka ndarë foto nga momente intime me Ramushin. Anita…